Mjekja pediatre Alketa Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në “Top Albania Radio”, ku është shprehur se nuk do të vizitojë asnjë fëmijë të pavaksinuar.

Ajo e arsyetoi me faktin se në momentin që një fëmijë i pavaksinuar shkon për vizitë te ajo, dhe aty ndodhet edhe një fëmijë tjetër me sëmundje si leuçemia, infektimi do të ishte fatal për fëmijën e sëmurë.

“Unë do të deklaroj këtu që nuk do të pranoj të vizitoj kurrë një fëmijë, i cili nuk vaksinohet, sepse në momentin që ky fëmijë i pa vaksinuar vjen për vizitë tek unë, aty mund të kem një fëmijë, që larg qoftë të ketë një sëmundje si leucemi ose ndonjë sëmundje tjetër që është problematike te fëmijët. Atëherë, ky fëmijë që mezi ka shpëtuar nga sëmundja bazë, të marrë një virozë apo një sëmundje të fëmijës tjetër që s’është vaksinuar, kjo është fatale… është vdekjeprurëse. Vaksinimi nuk është përgjegjësi vetëm vetjake, por është përgjegjësi për tërë botën. Fatin e botës e kemi ne në dorë”, u shpreh mjekja.

Në Shqipëri ka filluar vaksnimi kundër koronavirusit, por shumë qytetarë janë shprehur se nuk do ta marrin dozën e vaksinës pasi kanë frikë nga efektet anësore që ajo mund të shkaktojë.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur