Këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Bebe Rexha, është duke shënuar suksese të shumta në rrafshin ndërkombëtar.

Ditë më parë u shpallën nominimet për ceremoninë më të madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës, Grammy Awards 2023, ku ajo arriti të nominohet në një kategori.

Ajo garon për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Me po të njëjtën këngë ajo është nominuar edhe në mbrëmjen më të madhe të ndarjessë çmimeve në Francë, NRJ Music Awards 2022.

Aktualisht, shqiptarja ndodhet në shtetin francez ku ka nisur provat për performancën e saj në NRJ Music Awards, që mbahet sonte (e premte) në Pallatin e Festivaleve dhe Kongreseve të Kanës.

Para se të arrinte në kryeqytetin francez, 33-vjeçarja shijoi disa ditë në Kanë.

Ajo ndau me ndjekësit e saj në Twitter disa fotografi nga Kana, ku dukej mjaft tërheqëse në një paraqitje pranë detit.

Në NRJ Music Awards 2022 ajo është kandidon për çmimin “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” dhe “Adaptimi muzikor më i mirë i vitit”. /Telegrafi/