Një po lic amerikan u thirr me urg jencë për të arre stuar një familje të dyshuar se kishte vje dhur ushqime në një dyqan në Somerset, Massachusetts.

Por në fund, ef ektivi jo vetëm nuk i pra ngosi, përkundrazi, i pagoi vetë të gjitha. Historia e poli cit Matt Lima tashmë ka pushtuar titujt kryesore të disa gazetave amerikane. Edhe pse ngjarja ndodhi muajin e kaluar, ajo është mësuar tani. Dy gra u raportuan se nuk kishin kaluar në kasë të gjitha ushqimet e marra.

Ato u treguan mjaft të sinqerta në përgjigjen e tyre përpara ef ekt ivit: donin që të kishin si të gjithë një darkë normale Krishtlindjesh me të cilën të gëzonin fëmijët e tyre.

Por familja kishte hasur në vështirësi financiare këtë periudhë, e nuk e paguante dot të gjithë ushqimin. Lima i qortoi për shkeljen, por nga ana tjetër I la të merrnin të gjithë ushqimet pasi atë çfarë mungonte në faturën e pazarit, e pagoi nga xhepi i tij.

“Dy fëmijët e vegjël që ishin me njërën nga gratë më kujtuan fëmijët e mi”, tha po lici. “Nuk mund të bëjë gjë tjetër përveçse t’i ndihmoja”, shtoi ai.