Kroacia është tronditur përsëri ditën e sotme nga një tërmet tjetër shumë më i fuqishëm se ai një ditë më parë. Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve, lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë 6.3 i shkallës rihter dhe ka goditur jugun e Zagrebit. Thellësia e këtij tërmeti raportohet të jetë 44 km, ndërkohë brenda 31 orëve të fundit janë regjistruar 12 lëkundje tërmeti. Nga raportimet e derithanishme thuhet se go ditja është ndjerë dhe në Beograd dhe deri më tani ka vetëm dëme materiale.