Dita e djeshme ishte një ditë zie për familjen e aktorit të humorit Gentian Zenelaj.

Babai i tij ndërroi jetë nga COVID-19 dhe lajmin e hidhur e dha vetë aktori me anë të një postimi në Facebook.

Ndërsa disa minuta më parë me një foto ku shihen tre breza, aktori, babai dhe djali i tij, i ka kushtuar një status shumë prekës.

Aktori shprehet se prindërit nuk vd esin kurrë, ato rrojnë brenda qelizave tona.

Postimi i plotë:

Prindërit nuk vd esin kurrë o Babo..Ata rrojnë brenda qelizave tona. Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë..kemi jetuar dhe shijuar çdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot. Kanë kujtime të mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty… me gjyshin më të butë e shokun e lojërave.. E pra kjo nuk është lamtumirë o Babo…ke qënë dhe do jesh shoku im më i mirë. Këshilluesi më i duruar…të dua shumë Babo’.