Një lajm i mirë ka mbërritur sëfundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Elind Hatellariu, i riu që ishte larguar në drejtim të paditur në Londër është gjetur shëndoshë e mirë. Ditën e sotme, motra e tij ka shkruar për JOQ, se falë shqiptarëve që na ndjekin, Elindi është duke u bashkuar me familjen. Ajo falenderon të gjithë, por në veçanti dy djemtë shqiptarë që kanë ndihmuar më shumë.

Ky rast është shembulli më i qartë që JOQ ALBANIA është gjithmonë krah shqiptarëve dhe lajme të tilla na bëjnë të punojmë më fort në shërbim të tyre.

E motra Elindit shkruan:

Ju falenderoj me gjithë zemër, falë fotos që ju publikuat arritëm ta gjenim. Falenderoj çdo njeri që na dha informacion. Dua të falenderoj shumë Mikel Gjokën dhe Valdano Mani, që na ndihmuan pafund.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur