Edi Rama është i ftuan në “Open” mbrëmjen e sotme. Teksa ka nisur fjalën e tij, ai ka refuzuar sërish të tregojë se cili është shteit që dha 975 vaksinat e para që mbërritën dorazi në vendin tonë. Edhe njëherë Rama u tregua i vendosur në ruajtjen e sekretit, teksashtoi se këtë ia ka kërkuar vetë vendi një fjalë. Sipas Ramës vaksina është e sigurt dhe prova më e fortë për këtë është fakti se ai ishte personi i dytë që u vaksinua. Gjithashtu Rama shpjegoi se shqiptarët do të vaksinohen në një hark kohor prej 14-24 muajsh.

Rama u shpreh:

Në skenarin më agresiv e mbyllim për 14 muaj, skenari i dytë është 18 dhe skenari i tretë është 24 muaj. Duam që të gjithë procesin ta mbyllim për 14 muaj, jemi ambicioz.