Mjeku Erion Dasho, duke iu referuar te vertetes qe asnjerit nga ne nuk i pelqeu tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ku një sanitare i mori 8 milion lek vajzës së një paciente për t’i shërbyer, thotë se gjatë pand. emisë ka pasur dhe ka përfitues të tjerë.

Dasho në shkrimin e tij tregon se cilët janë përfituesit e tjerë që janë “majmur” gjatë pand. emisë dhe ndalet tek disa mjekë e infermierë “kompetentë”, që marrin sipas tij deri në 3 mijë euro për të referuar pacientë në Turqi.

“Një tjetër kategori ishin shpenzimet për kurim jashtë shtetit ku ndërthurreshin tre pëfitues – kompanitë e çarterave mjeksorë, spitalet pritëse në Turqi dhe, shpesh, mjekët apo infermierët qe benin lidhjet në Shqipëri.

Këta të fundit, kanë përfituar shuma nga një deri tre mijë euro për çdo pacient të referuar për trajtim në spitalet e Turqisë dhe Italisë. Në se sillet në vëmendje që disa qindra pacientë kanë shkuar në Turqi për kurim, llogaritë janë të lehta për t’u bërë”, shkruan ndër të tjera Dasho.