Një dokument vaks inimi mund t’i lejojë njerëzit të udhëtojnë lirisht si para pandemisë. Propozimi i është bërë nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Layen, përmes kësaj letre që mban datën 12 Janar.

Synimi është shpëtimi i sezonin turistik veror të këtij viti, duke tërhequr turistë të vak sinuar nga vendet europiane e më gjerë, duke u hequr atyre ba rierat e kar antinës disa ditore apo kostot e anal izave të CO VID-it, e po ashtu të nxisë ske ptikët të vaks inohen.

Mediat gjermane shkruajnë se propozimi ka gjetur mbështetjen e Manfred Veberit, kreut të grupit më të madh europarlamentar, atë të Partisë Popullore Europiane, i cili propozon një samit virtual të krerëve të 27 shteteve europiane më 21 Janar.

Për një pasaportë të tillë po diskutohet edhe në Britaninë e Madhe, ku për të vak sinuarit parashikohen lehtësira të shumta që nuk do t’i gëzojnë ata që nuk duan të vak sinohen. Lehtësirat për të vak sinuarit do të arrijnë deri atje sa të marrin pjesë nëpër grumb ullime festive pa asnjë ku fizim.

Qeveria britanike është më konkrete me planet e saj, pasi propozon një pasaportë dixhitale që do të jepet përmes një aplikacioni që është ende në zhvillim e që pritet të përfundojë në Mars.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur