Teksa shkul nga këto rrë noja hekurishte për t’i shitur më pas në treg për pak të holla, me siguri i kujtohet Dori dhe Bora, dy vajzat e tij.

Pas orëve në kërkim të hekurave nëpër rrën oja, në ple hra apo kudo të gjejë, në kasolle e presin vajzat dhe e shoqja. Ka ditë që shkon me pak para në xhep, kurse në ditë të tjera pa asnjë kacidhe.

Kjo grua qan kur ‘vishet’ me fjalën mama. Ajo është nënë e dy vajzave, por sytë i pikojnë kur pranon se shpesh herë nuk ka patur para që t’i ushqejë.

“Që kur jam martuar 20 vjeçe, unë në këtë kuzhinë kam rritur vajzat, jemi në mes të pyllit kemi fr ikë të flemë, vajzat kanë shkuar në shkollë edhe pa ngrënë, nuk kam pasur qindarka për bukë thatë, nuk kam pasur mundësi ta blej, jam nënë që le fëmijët për bukë… unë punoj pastruese 200 mijë lekë të vjetra marr e nuk më dalin”-, thotë kjo grua.

Kurse kjo këtu është ‘shtëpia’. Një kasolle. Madje jo. As një kasolle s’mund të quhet. Është një orvatje e dëshpëruar për të mbledhur në një vend të vogël kokën, që të mos laget nga shiu dhe të mos përplaset nga era.