Anomalitë meteorologjike këtë Janar nuk kanë të ndalur edhe pse të gjitha janë në suaza të normales apo rrjedhës natyrale për stinën e dimrit, megjithatë kemi zhvillime jashtëzakonisht interesante. Ajri i ftohtë i fuqishëm polar që ka përfshirë Spanjën e cila po përjeton reshje historike bore dhe një ndër dimrat më të vështirë kohëve të fundit.

Po ashtu edhe Gadishulli Ballkanik po përballet me reshje të fuqishme atmosferike, por të përziera për shkak të prezencës së ajrit në ngrohtë mesdhetar. Përmbytjet në Shqipëri dhe Kosovë janë edhe një ngjarje ekstreme meteorologjike për këtë Janar.

Temperaturat në Greqi ditëve të fundit kanë arritur kulmin dhe janë regjistruar nga 23 në Athinë deri në 25 gradë Celsius në disa vise tjera të Greqisë e në anën tjetër në një rajon malore në Spanjë është regjistruar
temperatura më e ulët në historinë e matjeve të temperaturave në këtë shtet evropian dhe ajo është -34 gradë Celsius./Metoeballkan