Një ak sident i rë ndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku kanë humbur jetën dy të rinj, njëri prej tyre shqiptar.

Mediat italiane bëjnë me dije se kanë humbur jetën Erik Vuka 25 vjeç dhe Dante Cappai 23 vjeç. Makina ku ndodheshin dy të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është për pl asur me murin rrethues të va rr ezave.

Si pasojë e ak sid entit të fortë ka humbur jetën në vend 23-vjeçari, ndërsa shqiptari është nxjerrë nga makina me ndihmën e zjarrëfikësve dhe më pas është dërguar për në spital, ku ka ndërruar dhe jetë për shkak të pla gëve të rën da që kishte marrë.

Humbja e jetës së dy të rinjve ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë komunitetin ku ata jetonin. Për ngjarjen e rë ndë autoritetet italiane kanë nisur h etimet.