Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i njohur Xhemil Tagani duke shënuar një ditë të tr ishtë për artin shqiptar. Tagani ka interpretuar role në filma të ndryshëm, ku spikati veçanërisht me rolin e priftit në filmin “Përrallë nga e kaluara” (1987), si dhe me rolin e beut tek filmi “Toke e përgj akur” (1976).

Tagani u lind në Tiranë në 6 Shkurt të vitit 1945, ndërsa do të mbaronte Institutin e Lartë të Arteve në degën e dra mës në vitin 1968. Ai ka më shumë se 70 role në Teatrin Kombëtar, dhe më pak në kin ematografi.

Në Teatër: Agroni – Shokët, Alqi – Studentja e vitit të fundit, Tushka – Një nuse për Stasin, Uçi – I pazvëndësueshmi, Selimi – Bashkë me Agimin, Ina – Arturo Ui, Peç Mbloçi – Lumi i vd ekur, Reizi – Duke u gëdhirë viti 1945, Samiu – Kështu të dua, Perikliu – Pallati 176, Thomai – Nën dritat e skenës, Kryqi i bardhë, etj.

Në film: Përrallë nga e kaluara (1987), Zëvendësi i grave (1987) Gurët e shtëpisë sime (1985) Taulanti kërkon një motër (1984) Fushë e blertë fushë e kuqe (1984) Tokë e përgjakur (1976) Gadhnjim mbi vde kjen (1967) Kush është vra sësi…