Shumë shqiptarë festuan natën e ndërrimit të viteve. Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë edhe për disa të tjerë. Këtë e dëshmon një video e mbërritur së fundmi në redaksinë JOQ Albania. Një qytetar na ka shkruar se teksa po ecte në rrugët e qytetit të Fierit, ka ndeshur një zotëri të vetmuar, i cili endej i mërzitur dhe i dëshpëruar. Zotëria quhet Gëzim Nebiu, 56 vjeç nga Kuçova. Ai është rritur jetim dhe nuk ka një strehë ku të fusë kokën në këto netë të ftohta dimri. Për këtë arsye është i detyruar të endet rrugëve të Kuçovës, Fierit dhe Tiranës. Ai lutet dhe përgjërohet që kushdo që ka mundësi ta ndihmojë sodopak, qoftë një dhomë ku mund të strehohet.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
Mirëmbrëma JOQ ! Si faqja më e ndjekur në trevat shqiptare, ju lutem publikojeni VIDEON që do t’u dërgoj tani pas pak, bëhet fjalë për një burrë jetim dhe të pastrehë nga KUÇOVA i cili endet rrugëve midis Kuçovës, Fierit dhe Tiranës i dëshpëruar dhe i hidhëruar me lotë në sy. E pashë sonte rastësisht në Fier në parkun përballë xhamisë në një gjendje vërtetë të pikëlluar dhe të mjeruar. Nuk munda dot pa i folur dhe pa e pyetur çfarë halli kishte, u shokova nga gjendja e tij. Ju lutem publikojeni këtë video me shpresën e Zotit se do të dalë dikush ta ndihmojë këtë të mjerë me një STREHË dhe STREHIM si dhe ushqim, veshëmbathje ose të holla për të mbijetuar. Emri i tij (sipas asaj që më tha vetë ai) është Gëzim NEBIU, vjeç 56 nga KUÇOVA, përkohësisht endet rrugëve të Fierit. I thashë që të qëndrojë edhe nesër përsëri në të njëjtin vend ku e takova sot, tek parku përballë me xhaminë,duke shpresuar që nëse dikush pranon ta ndihmojë, të mund ta gjejë dhe t’ia hap ndihmat ose të mund t’i gjejmë shtëpi me qera të paktën përkohësisht. Faleminderit nëse e postoni !