Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot ka zhvilluar një bisedë me emisarin e BE’së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon.

Pendarovski në fjalët që i ka thënë
Lajçak ka thënë se kontributi i BE’së është i nevojshëm për gjetjen e një
zgjidhje që është e pranueshme dhe që forcon stabilitetin e rajonit, duke
aluduar kështu që kufijtë s’duhet preken.

“Me Miroslav Lajcak, Përfaqësuesin
Special të BE’së për dialogun Beograd Prishtinë, folëm për zhvillimet e fundit
në rajon. Kontributi i BE’së është i nevojshëm me qëllim të gjetjes së një
zgjidhje të pranueshme dhe forcimit të stabilitetit në rajon”, ka thënë
Pendarovski.

Edhe Lajçak ka njoftuar në profilin e tij për bisedën me Pendarovskin, duke treguar se e ka informuar presidentin maqedonas për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se kanë folur edhe për krijimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut në kontekstin e rinisjes së negociatave për anëtarësim”.