Këtë të hënë në ‘Përputhen’ Shkëlqimi bëri pompa në studio duke mbajtur në shpinë Antonelën. Kjo u diskutua shumë nga konkurrentët pasi sot ishte dita e takimit të tij me Sarën.

Sara dhe Antonela thanë se nuk e kanë problem se janë shoqe dhe mund “ta ndajnë të dyja”. Këtu ndërhyri Arjan Konomi, duke i thënë Sarës “Jo, jo! Ta mori bananen nga goja”.

Studioja shpërtheu në të qeshura nga komenti i opinionistit. “O Arjan çfarë thua”, replikoi Antonela.