Konkurrentja Ana Kauri kërkoi largimin e saj përfundimtar nga “Për’puthen”, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme nga djemtë e emisionit.

Ajo u përball me Rinianin, djalin që kishte një pëlqim por refùzoi takimet me të, duke i shpjeguar si i kishte ndikuar asaj rrugëtimi në “Për’Puthen”.

Ana i tregoi konkurréntit se kishte fríkë të vepronte lirshëm, pasi kishte marrë vetëm zhgénjime nga djemtë për të cilët kishte pasur pëlqime.

Fillimsht ishte Arbri ai që hodhi akùza të forta mbi Anën, më pas Fatjoni u largua nga “Për’Puthen” pa asnjë sqarim.

Ndaj, Ana i kërkoi Rinianit të largoheshin bashkë nga emisioni dhe të vazhdonin njohjen e tyre jashtë.

Riniani e refùzoi propòzimin e Anës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Ndàj, Ana vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’Puthen”.

Mirëpo, ndjékësve në rrjete sociale i ka bërë përshtypje reagimi i Fatjonit (i cili s’ka pasur asnjë kontakt me Anën), sapo ajo njoftoi largimin nga “Për’Puthen”.

Në postimin e saj, ish-konkurrenti ka bërë 3 emoji duke i futur të gjithë në mendime, madje një pjesë e fansave beson se dyshja ka nisur një lidhje jashtë.

Pas aludimeve të shumta që kanë qarkulluar lart e poshtë, Ana ka vendosur të rréfehet në Instagram. Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjékësve, ajo nuk i shpëtoi dot pyetjeve për Fationin.

“A ke dalë në takim me Fationin pasi keni dalë të dy nga “Për’Puthen”?- i shkroi dikush ndërsa Ana u përgjigj me “Jo”.

Megjithatë, ndjékësit vazhdojnë të kenë dyshimet e tyre.

Ndër të tjera, Ana rréfeu se në fakt ka menduar gjithashtu t’i futet muzikës, si shumë konkurrentë të tjerë në emision. Megjithatë, s’kemi ende një projekt konkret.