Aktori i madh, Robert Ndrenika, iu përgjigjet kritikëve që e akuzojnë për përfshirjen në fushatën e Partisë Socialiste, pas videos së publikuar sot nga kryeministri Edi Rama, ku shfaqej edhe ai, duke dhënë një mesazh në ditën e parë të nisjes së fushatës elektorale.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, aktori Ndrenika shprehet i habitur për zërat kundër, teksa e nis reagimin e tij me shprehjen “O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë”.

Mesazhi i Robert Ndrenikës:

O Zot çfarë çudirash ndodhin në këtë botë !!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale.

Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra, nga ore nga ? Nga Londra !!! Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjuhën Shqipe.

U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull dhe sot ky nga ruci më shan nga Londra !

Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se kështu do të preheshin të qeta esh trat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë