Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shumë artistë dhe personazhe të njohur uruan dje nënat e tyre me anë të postimeve në rrjetet sociale. Një ndër ta ishte edhe këngëtari Ermal Fejzullahu, i cili postoi në Instastory një fotografi me nënën e tij.

Krahas fotos ai shkroi: Urime 8 Marsin e shtrenjta nënë! Të paça me shëndet”. 

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje, ishte postimi i dytë i këngëtarit, i cili zgjodhi një foto ku shihen meshkujt duke punuar në ndërtim, ndërsa foton e shoqëroi me një koment të tillë: Pa i parë edhe femrat në skelë, s’ka barazi gjinore”.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur