Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me situatën e pandemisë.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse ka një plan për të mbyllur baret dhe restiratet dhe nëse do të ketë zgjate të orës policore.

Rama është shprehur se për momentin nuk do të ketë masa të reja, por nëse nuk do të ketë një reagim nga qytetarët do të merren masa të reja.

Ai është shprehur se momentalish po studiohen disa masa të reja, të cilat do të merren nëse nuk do të ketë përmirësim të situatës.

“Këto masa janë të mjaftueshme duke besuar se njerëzit do vazhdojnë të jenë sic ishin para disa javësh. Që nga viti i ri ka filluar një lëshimi vetes në tërësi dhe ka shumë ab. uzim. Që nga njerëzit që nuk vënë maska.

Ka ca që i vënë këtu poshtë i kanë si shaje të modës franceze, ose faktikisht nuk ka asnjë sens të përgjgjësisë dhe të përgjegjësisë në njësitë tregtare. Ka një lëshim të vetes një lloj lehtësie të madhe që po merret kjo punë.

Por është e qartë që cdo centimetër që ne lëshojmë, virusi përparon. E di shumë mirë se ka ekspertë pa shkollë, ata i dinë të gjitha që fillojnë me humoret vi. rusi fle natën. Ora policore është kufizimi i mundshëm i kontakteve.

Këto ditë do të shohim dhe do përgatitemi për zbatimin rigoroz dhe për të parë të shohim se çfarë tjetër të bëjmë. Disa kufizime të tjera jemi duke i studiuar.