Një ngjarje e rë ndë është regjistruar në një kishë në qytetin e Suceava, në Rumani. Mësohet se një fëmijë 6-javëshe ka nd ërruar je të menjëherë pas ceremonisë së pagëzimit, në të cilën foshnja është zhytur 3 herë në ujë të shenjtë.

Mësohet se fëmija ka pësuar arre st kar diak dhe më pas është nisur me urg jencë në spi tal, por disa orë më vonë ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i foshnjës i është nënshtruar autopsi së, teksa ka zbuluar se në mushkëritë e të voglit ishin mbushur me ujë. Kjo ngjarje tra gjike ka bërë që familja të kërkojë llogari tek Kisha Ortodokse, ndërsa kërkohet edhe ndryshim i rregullave të ceremonisë së pagëzimit.

Prindërit e foshnjës kanë ngritur një hetim kundër Kishës Ortodokse Rumune. Ndërkohë në vend po mblidhen firma për të hapur një peticion për ndryshimin e traditës së ceremonisë, ndërsa deri tani janë mbledhur më shumë se 56,000 firma. Pas lëvizjes për të ndryshuar rregullat e ceremonisë së pagëzimit ka ardhur edhe reagimi i zëdhënësit të Kishës Ortodokse Rumune, Vasile Banescu i cili tha se priftërinjtë mund të der dhnin pak ujë në ballin e një fëmije dhe të elim inojnë zhytjen e plotë të foshnjës, ndërsa Kryepeshkopi Teodosie, kërkon me ngulm që të mos ketë ndryshime në ritu alin e pag ëzimit të fëmijëve.