Trekëndëshi Andit-Tea-Beart është kryefjala e medias rozë ditët e fundit. Tea ishte ish-konkurrentja më e dashur dhe e ëmbël, e cila doli nga “Përputhen” si çift me Andin.

Por pak ditë pas daljes, konfirmoi lidhjen me Beartin, dhe rrjeti po zien nga lajmi. Tashmë gjithë vëmendja është hedhur te Bearti i cili krijoi jo pak zhurmë edhe kur ishte pjesë e emisionit.

Ai ka publikuar shpeshherë edhe motrën në rrjetet sociale e cila është shumë e bukur dhe jo e panjohur për publikun. Por kur ndjekësit janë bërë kurioz për të atin, Bearti i ka shuar kureshtjen me një foto.

Babai i tij nuk duket aq i zakonshëm, ai është mjaft muskuloz ku në sy bien edhe tatuazhet të cilat me gjasa ja ka fiksuar ai të birit.