Erjona Rusi dhe Flori Gjini, dy moderatorët që i shohim çdo ditë në ekran me emisionin “Shqipëria live” i kanë habitur të gjithë me videon e fundit dhe deklaratën e tyre.

“Unë dhe Flori gati prej 6 muajsh jemi në një lidhje. Prej një viti jam ndarë nga burri dhe produksioni e ka ditur këtë gjë”, thotë Erjona e deri tani çdo gjë dukej sikur moderatorja e kishte seriozisht…

“Nuk mundeshim dot të flisnim, sepse ajo kontratë na ka bllokuar shumë…”, shprehet Flori dhe pas këtij momenti të dy shpë rthejnë në të qeshura duke treguar kështu se e gjitha ishte një lojë dhe ironizim me situatën e Teas dhe Andit.