Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Andi ishte mbrëmjen e sotme i ftuar në “Roped with Olsi”, intervista e tij e parë që pas daljes nga programi. Ai tregoi për herë të parë si ka aplikuar për t’u bërë pjesë e një dating show.

Andi tha se ka konkurruar në gjendje të de hur dhe pas ca ditësh e kanë marrë në telefon me një përgjigje pozitive.

“Kur aplikova isha ta p me çunat. Pas ca ditësh më morën në telefon, ua hapa, më lanë një orar interviste. Nuk shkova. Ishte palidhje. Më morën prapë në telefon. U fiksua mami, o të shkoja o s’kishte. U fiksu jo që të gjeja nuse, po t’i dilte çuni në Tv. Shkova te intervista, e kalova fazën, më thanë do jesh te katërshja kryesore”, u shpreh Andi mes të tjerash.