Përgjatë ditëve të fundit, historia “Andi-Tea-Beart” ka qenë në qendër të vëmendjes kudo në rrjet. Andi dhe Tea dolën të përputhur nga programi, por më pas u zbulua se Tea ishte në një lidhje me Beartin, një tjetër ish-konkurrent i “Përputhen”.

Mbrëmjen e sotme, Andi ishte i ftuar në emisionin “Roped with Olsi”, ku nuk munguan pyetjet rreth çështjes në fjalë. Ai u pyet se çfarë do t’i thoshte Teas dhe Beartit.

Andi uroi më të mirat për të dy ata. “Ju shkoftë sa më mbarë”, u përgjigj ish-konkurrenti.