Konkurrentja e re e “Përputhen”, Antonela ka nxitur debate në studio pas deklaratës së saj se është në program për Mevlanin. Ndërkohë para hyrjes së Antonelës, Mevlani dukej se po niste një pëlqim me Ledjanën, të cilës i dedikoi edhe këngë.

Por nga ana tjetër ai duket i interesuar edhe për Antonelën, e cila zbuloi se Mevlani i kishte dhënë fjalën se nëse s’do të ishte zgjedhja e saj, ai do të dilte nga “Përputhen”.

Pas debateve të ndodhura dje në studio, Ledjana postoi në mesnatë një status në Instagram, ku duket si një mesazh për Mevlanin dhe Antonelën.

“Vendin tem askush s’un ma zëvendëson”, shkruan Ledjana.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur