Ditën e sotme ka ndërruar jetë mësuesi i njohur në qytetin e Durrësit, Bashkim Sefa.

Ai ishte një nga nismëtaret e themelimit të degës së PD në Durrës, si dhe një nga drejtuesit e përkushtuar vendorë në vitet e para të demokracisë.

Inxhinier Bashkimi ishte një nga mësuesit e përkushtuar dhe të talentuar, duke edukuar breza të tërë në Shkollën Industriale Durrës.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga ish-deputeti i PD në zonën e Durrësit, Ferdinand Xhaferraj. Stafi i neësbomb i shpreh ngushëllimet e sinqerta Bashkëshortes së tij Rina Sefa dhe gjithë familjarëve.