Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp së bashku me ministren e Ekonomisë Anila Denaj, ka thënë se nevojitet edhe një mandat tjetër për finalizimin e sistemit tatimor.

Rama ka thënë se bizneset nëpërmjet sistemi do të faturojnë shit-blerjet e tyre në kohë reale brenda 24 orëve, ndërkohë që ka ironizuar edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Rama: Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm për ta përmbyllur këtë sistem dhe për të parë përfitimet e individëve prej tij. Është e rëndësishme ta them që është di çka që ka filluar, është i ndarë në tre faza.

Ka tre marrëdhënie, ka marrëdhënien biznes-shtet që ka filluar të hyjë në sistem. Marrëdhënia biznes-biznes do të hyjë në 6 mujorin e dytë. Vitin e ardhshëm do të hyjmë në marrëdhënien biznes-konsumator.
Është një shtet i tërë në këtë marrëdhënie mes kompjuterësh, që do të thotë që gjithë marrëdhënia njerëzore mes konsumatorit, biznesit dhe shtetit kalon në plan të dytë, në plan të parë është marrëdhënia në kohë reale kompjuterike.

Nëse ne sot blejmë dhe një biznes faturon njëherë në 24 orë, nesër çdo transaksion do të pasqyrohet në trurin digjital të Tatimeve. Kjo do të bëjë që sistemi që ka një sistem të përllogaritjeve të trendeve të aktiviteteve tregtare, të sinjalizojë njerëzit që janë në qendër për bizneset që ka diçka që nuk shkon. Aty merret vendimi nëse duhet të shkohet në biznes për të hetuar librat e llogarive. Ky sistem duhet transparent, ku shteti i thotë biznesit që rregullat janë shkruar për t’u zbatuar dhe biznesi bën punën e tij.

Sa i përket rritjes së pagave është bërë në bazë të funksioneve. Kjo është llogaria që është bërë. Nuk është bërë si 7×7=42 e kam fjalën.