Pini shumë lëngje si ujë, ose diçka të ngrohtë të shoqëruar me mjaltë, si kamomil, trumzë. Kujdesuni që këto lëngje të mos jenë shumë të nxehtë, sepse në këtë mënyrë gryka mund të irritohet.

Blini ujë të oksigjenuar dhe filloni ta hidhni në hundën 4-5 herë në ditë. Kjo metodë nuk është e lehtë, por është shumë efektive.

Kuj desuni që të bëni disa herë dush të nxehtë me avull. Avulli ndihmon në hapjen e hundëve.

Për të krijuar më shumë lagështi, vendosni një peshqir të lagur ose një enë me ujë mbi kaloriferin e nxehtë.

Gjatë gjumit vendosini 2-3 pika eukalipt poshtë hundës në mënyrë që të merrni frymë më lehtë.

Në një tenxhere mund të zieni ujë me trumzë dhe të thithni avullin e tij.