Bisedimet greko turke për tensionin në janë një nga çështjet më të diskutuara ditët e fundit dhe sidomos kur po diskutohet se kryeministri Edi Rama po luan rolin e një negociatori mes palëve.

Kjo nisi menjëherë pasi Rama ishte dy ditë në Turqi dhe menjëherë më pas mbërriti në Athinë.

Vetë ministri turk Cavusoglu tha se do shkonte në Tiranë dhe shpresonte që ftesën ta pranojë edhe ministri grek Dendias.

Arjan Çani tha në Open se e gjitha kjo është një komunikim, dhe PR në të mirë të kryeministrit Rama.

Çani: media flet për Ramën, është qesharake të mendosh se do zgjidhet këtu konflikti në Tiranë, ky komunikim është nivel strategjik i niveleve të larta, që Shqipëria s’e ka njohur deri tani, këtë duhet t’a njoh Ramës. Pra është një promo që ai i bën vetes. Por nëse dikush mendon se Turqia dhe Greqia do japin dorën në Shqipëri, është budallik. Shikoni për vaksinën, hoqi këmishën e me radhë.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur