Një muaj më parë, aktorja Eliona Pitarka zbuloi se ishte në pritje të një fëmije. Ajo zgjodhi ta jepte lajmin për ditëlindje, në një festë që dukej më shumë si baby shower.

“Po ia uroj vetes ditëlindjen këtë vit me një nga fotot më të lumtura të jetës sime”, -shkroi Eliona përkrah fotos që fliste vetë.

Ndërsa pak minuta më parë, ajo ka ndarë një video përmes së cilës zbulon gjininë e bebit. Së bashku me dy balerinët Eni Balla dhe Ensa Llaci, Eliona zbuloi përmes kërcimit se është në pritje të një vajze.