Meryem Uzerli, e cila njihet për rolin e “Hyrremit”, në serialin “Sulejmani i madhërishëm”, është bërë nënë për herë të dytë.

Aktorja ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i ka vendosur emrin Lily Koi. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë aktorja, me anë të një postimi në Instagram ku shfaqet me bebushen në krahë.

“Dje, 08.01.2021 Më e dashura ime Lily Koi, Lara Jemima, babai dhe unë jemi shumë të lumtur të mirëpresim në familjen tonë. Jemi aq të bekuar dhe të lumtur që u bashkove me ne”, ka shkruar Meryem.