Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi mes Melisës dhe Elvisit. Elvisi e pyeti konkurrentën nëse do kryente marrëdhënie se ksuale që në takim e parë. Ajo tha se nëse do ndihej mirë dhe nëse do ndjente ta bënte, nuk do ta ndalonte veten.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Elvisi: Do ishe dakord ti për se ks në takim të parë? Nëse do ishte ajo përshtatja që në fillim ose ajo kimia që në fillim.

Melisa: Unë nuk jam tipi që e përmbaj veten, unë nuk ruaj gjë. Unë jam e mendimit që një jetë kemi dhe për aq kohë sa ndihem mirë me një mashkull dhe mua më vjen të bëj diçka të tillë, pse duhet të them unë jo?

Përgjigjja e Melisës habiti konkurrentët e tjerë dhe nuk u prit aq mirë në studio.