Sherri mes Melisës dhe Sindit në “Përputhen” u rikthye sërish puntatën e sotme. Shkak u bë Murati, i riu nga Turqia që iu bashkua emisionit vetëm pak ditë më parë.

Melisa bëri një takim prej 4 minutash me të në studio, ndërsa Sindi e zgjodhi në takimin e rradhës. Melisa u shpreh se Sindi e zgjodhi nga frika se do ia merrte.

Biseda mes tyre:

Melisa: Sa shpejt ke frikë, duro se sapo pe takimin tim me Muratin, direkt e zgjodhe. Ke frikë se të ik nga duart

Sindi: Nuk më ik gjë mua nga duart

Melisa: E kam parë, ti akoma s’ke arritur t’i kapësh me duar

Sindi: Nëse ti mendon se mua gjërat më ikin nga duart është mendimi yt, e respektoj. Mua të paktën njeri nuk më ka vënë X-in, ty ta kanë vënë

Melisa: Ty të kanë thënë pulë e lagur për atë punë

Sindi: Të gjithë kanë vendin e tyre, nëse Murati do e gjejë veten te ti bravo

Melisa: Ti sulesh direkt

Sindi: Nuk sulem direkt, unë kam zgjedhjet e mua në fund të fundit

Melisa: Të pëlqeu nga takimi me mua?

Sindi: Më ka bërë përshtypje që në fillim kur ka hyrë.