Puntata e sotme e “Përputhen” ka nisur me një të papritur. Tea është pezulluar nga emisioni, për shkak të vonesës së saj.

“Tea nuk është pjesë e programit sot dhe dua të bëj një njoftim për të gjithë shikuesit. Ajo shpesh ka shfaqur pakorrektësi në fakt, në të gjitha oraret që kemi lënë për të regjistruar emisionin. Ka ndodhur dhe që vjen dy orë apo më shumë me vonesë dhe të gjithë ne, apo i gjithë produksioni presim vetëm Tean. Për këtë arsye ajo do të jetë e pezulluar nga emisioni”, tha moderatorja Bora Zemani.