Ish- korrespondentja dhe redaktorja e RTS-së Vera Rankoviç, është solidarizuar shqiptarët në Serbi pas incidentëve ku dhjetra serb bënë thirrje rraciste ndaj tyre pak ditë më parë.

Rankoviç ka publikuar një fotografi duke e bërë shqiponjën, simbolin shqiptar.

Bashkë me këtë fotografi të postuar ajo ka thënë se kjo është përgjigja e saj ndaj fashistëve nga Borça.

Bashkangjitur fotos gazetarja shkruan:

Kjo është përgjigja ime fashistëve nga Borça. Ftoj të gjithë ata të cilët janë neveritur nga ajo që i ka ndodhur bashkëqytetarit tonë që këtë ta shprehni në këtë mënyrë”
Sipas saj ky është një veprim në shenjë përkrahje për furrëtarët shqiptarë në Serbi ku për shkak se një punëtor bëri shqiponjën, u detyrua të largohet nga Beogradi pas protestave.

Komentet e qytetarëve serb kanë qenë të ndryshme, ku nuk e kanë përkrahur bërjen e simbolit shqiptar.