Të gjithë e njohin Avniun nga Elbasani, endacaku i urtë i cili habit me mençurinë e tij, pavarësisht gjendjes së mj eruar në të cilën është. Jo pak herë thëniet dhe mendimet e tij kanë tronditur opinionin publik për të vërtetat që mbartin dhe pasqyrimin e realitetit aktual shqiptar. Një veçori që e karakterizon atë, është fakti e nuk pranon të largohet nga vendi i tij i përheshëm pranë Rajonit të Policisë së Elbasanit, ndërsa natën e kalon vetëm me një plastmas dhe në rastin më të mirë, me disa rroba që qytetarët zemërmirë i dhurojnë.

Por, një ngjarje e rëndë ka ndodhur me të, ku siç shkruan edhe gazetari Osman Stafa, Avniut i kanë vjedhur disa rroba dhe sende që i kishin dhuruar pak kohë më parë. Gazetari shprehet se kjo është një ngjarje e tme rrshme dhe e paimagjinueshme. Ndërkohë ai thekson se Avniu ka nevojë vetëm për një pallto të trashë, e cila t’ia lehtësojë sadopak vua jtjen nga acari i natës dhe dimrit që ka pllakosur vendin.

Postimi i plotë i Stafës:

Endacakun qe se lene rehat as te vu aj i qete. Avniun s’ka kush nuk e njeh! Nje njeri i urte, i qete, nuk trazon njeri, jeton ditet e tij ne nje forme aspak normale, por perseri nuk ngre zerin te bertase per fatin e tij te trishte. Isha ne Elbasan kete mbremje dhe ndalova per te biseduar me te. Kisha kohe pa e takuar, qe prej heres se fundut kur i derguam disa rroba dhe disa gjera qe kerkoi. Sot e gjeta perseri te mbuluar me plasmas dhe pa disa nga rrobat qe i kishim dhuruar. Ia kishin vjedhur. Midis rrobave edhe nje ore qe i kishim derguar, dhe disa sende te tjera te tij. Nuk e di se c’zemer e c’shpirt duhet te kesh qe t’i vjedhesh Avniut! Eshte e frikshme dhe e tmerrshme kjo cfare ka ngjare me te. S’kam fjale. Situata e Avniut eshte e komplikuar. S’mund ta rregullojme ne nje shtepi sepse ai nuk largohet nga Rajoni i Policise se Elbasanit (fle aty afer), kjo e diktuar shume nga e kaluara e tij. Kjo sepse e kane rrahur, e kane vjedhur, kercenuar, share, e nga ato situata eshte trembur e frikesuar shume. Prandaj nuk leviz. Ai ka nevoje per nje pallto te madhe e te ngrohte. Ka nevoje per nje pelerine qe ta mbroje nga shiu e i ftohti qe po na sjell dimri. Asgje me shume. Vertete nuk mundemi qe ta rregullojme ne nje shtepi, por te pakten t’ia lehtesojme vu ajtjen e te jetuarit ne te ftohte, ne shi, e jashte cdo nate.