Anna dhe Lucy DeCinque janë motra binjake që ndajnë çdo gjë bashkë. Ato janë bërë të njohura pasi vendosën të ndanin edhe të njëjtin partner dhe lidhja e tyre vazhdon si më parë.

“Ne jemi të tre bashkë 24 orë të ditës, unë dhe motra ime. Është më e lehtë të ndash të njëjtin të dashur sepse jemi gjithmonë bashkë”, tha Lucy.

Për festën e Krishtlindjes, dy motrat australiane u veshën njësoj. 34-vjeçaret kishin të ngjashëm make-upin, stolitë, madje edhe manikyrin.

Binjaket thonë se shpresojnë që të mbeten shtatzënë në të njëjtën kohë, dhe duan që i dashuri i tyre i përbashkët Ben Byrne të jetë babai.