Moderatorja e njohur Arbana Osmani është treguar shumë aktive në rrjete sociale edhe pasi u bë nënë për herë të dytë. Me anë të një postimi të bërë së fundmi, Arbana ka treguar se do ta shikojmë së shpejti në ekran.

Ajo është e ftuar në spektaklin e humorit, “Portokalli” në natën e ndërrimit të viteve. Moderatorja ka publikuar një foto ku shihet pranë aktorit Gaz Paja.

“Shihemi në 31 dhjetor në Portokalli”, ka shkruar Arbana krahas fotos.