Futbollisti kërkohet nga Interi dhe jo vetëm, por sipas menaxherit të 26-vjeçarit, Fernando Garcia, blutë e Londrës nuk dëshirojnë ta huazojnë mbrojtësin, por ta shesin atë përfundimisht, pasi klubi ka nevojë për para kesh.

Ai tha se disa klube kanë shfaqur interes për ta blerë kartonin e Emerson Palmierit, por shtoi se për momentin është më mirë të mos përmenden emra.


.