Aktorja shumë e pëlqyer nga publiku, Olta Gixhari po pret plot emocion të bëhet nënë për herë të parë. Gjatë kësaj kohe Olta nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur dhe ka folur për shtatzëninë.

Mirëpo gjininë e fëmijës deri më sot Olta kishte preferuar ta mbante sekret. 

Ka qenë e motra, Gerta, e cila e ka zbuluar këtë detaj e ftuar tek Rudina.

Gerta tregoi se Olta do të bëhet me djalë, detaj të cilin e nxorri padashje pasi mendonte se e motra e kishte treguar tashmë.