Sheila Haxhiraj dhe Kledi Kadiu janë përfolur se kanë nisur një histori dashurie pas daljes nga Big Brother VIP, ndonëse realizoi një projekt muzikor ku Kledi shfaqej pranë Sheilës, asnjëherë nuk e pranuan se kanë nisur romancën.

Ndërkohë Sheila ka ndryshuar paraqitje duke shkurtuar kaçurrelat që e identifikonin.

Komentuesit kanë shpërthyer ndaj këtij ndryshimi.

“Pse i ke prish ato flokë të bukura që i ke pas? na ke shushit fare, jalla çu ke bërë flokëve.

Po pse moj vajzë shkurtove flokët? More inat veten apo çfarë?” ishin disa prej komenteve.

Por ka dhe prej atyre që e pëlqejnë ndryshimin “Kushdo që të ka thënë që të shkojnë flokët kështu, dije që s’të don”, ishte një tjetër koment.