Këngëtarja nga Kosova, Beatrix Ramosaj, kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pasi që ishte pjesë e “Big Brother Vip” ngjarjet brenda shtëpisë po komentohen mjaft shumë, e në shumë situata është përfshirë edhe Beatrix.

Pas daljes së saj nga “BBV”, këngëtarja qëndroi e heshtur dhe nuk u shfaq në ekranet televizive për shkak të gjendjes jo të mirë emocionale.

Së fundmi ka publikuar këngën të titulluar “Faj”, dedikuar Donaldit, me të cilin krijoi lidhje brenda shtëpisë ku paragjykimet dhe përkrahjet nuk munguan aspak.

Por disa imazhe të Trixës po qarkullojnë në rrjet ku duket pa operacione plastike./GazetaBlic/