Klea Huta ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Roped With Olsi”, ku dha një intervistë të gjatë mbi karrierën, familjen e duke zbuluar shumë të pathëna.

Në lojën e fundit me Olsin, Klea zbuloi publikisht se është bërë xheloze për Elgitin dhe sebepi ishte Oriola Marashi, shkruan Albeu.

Olsi Bylyku e pyeti se për kë të famshme është bërë xheloze në lidhje me Elgitin dhe Klea fillimisht refuzoi të përgjgijej, por tregoi një histori.

“Ka qenë një rast, unë le Elgitin para studios,  zbret Elgiti.

Në të majtën time, në 11 e gjys të natës, shoh dy burra dhe një super femër.

Shoh vetëm një siluetë, i thash Elgitit me kë e kë lënë me regjistru sonte në darkë, më tha me Noziyn.

Vetëm kur shoh vajzën te dera e studios, i thash me Noizyn e ke regjistimin, o shpirt se kam iden kush është, më tha.

I thash shko regjistro mbaro punë, sepse nuk i ndërhy kurrë në punën e tij”.

Klea refuzoi sërish t’ia përmend emrin vajzës, por pasi plasi vezën në kokë nuk e mbajti më.

“Ah moj Oriola Marashi ç’më bërë”, tha Klea dhe si përfundmi hëngri edhe vezën e tha edhe emrin.

Sot, as Klea dhe as Elgiti nuk e ndjekin Oriola Marashin në Instagram dhe si duket situata paska qenë më serioze seç Klea e trajtoi në emision.