Makina të mbuluara me brymë, motorë që nuk ndizen dhe rrugë me akull, janë disa nga vështirësitë e shumta që sjell stina e dimrit. Por mos e humbni shpresën – ka disa gjëra që mund të bëni për një automjet që nuk ndizet dhe udhëzuesi ynë është këtu për t’ju ndihmuar.

Jo shumë ndryshe nga njerëzit që kanë nevojë për shtresa të rrobave për t’u mbrojtur nga temperaturat e ulëta, makina gjithashtu mund të ketë nevojë për një përgatitje të vogël para se të niset për rrugë.

Kur makina nuk do të ndizet, kjo shpesh ndodh sepse vaji i motorit është ‘trashur’ nga qëndrimi në të ftohtë, gjë që rrit fërkimin dhe e bën më të vështirë rrotullimin e mekanizmit të motorit.

Moti i ftohtë dhe i lagësht gjithashtu mund të shkaktojë shkatërrimin e baterisë, pasi sistemeve elektrike të automjeteve u duhet të punojnë shumë më shumë se zakonisht.

Kompania e servisit të makinave RAC, thotë se shumica e telefonatave që vijnë gjatë dimrit, kanë të bëjnë me bateritë e makinave.

A duhet ta lë makinën time ndezur për ta ngrohur?

Shmangni këtë nëse mundeni. Duke lënë motorin tuaj të makinës të veprojë para se të ngisni makinën, në të vërtetë nuk ndihmoni, por vetëm rrisni përdorimin e karburantit.

Makinat më të vjetra se 20 vjet kanë nevojë për pak ngrohje para se të nisen nëpër mot të ftohtë, por motorët më modernë rregullojnë temperaturën në përputhje me rrethanat, kështu që ekspertët e makinave thonë se ju nuk keni pse ta lini makinën tuaj të ndezur për më shumë se 30 sekonda përpara se ta ngisni.