Nuk kanë kaluar shumë ditë që nga momenti ku në rrjet u publikuan disa foto ku shihej që Tea dhe Bearti po shijonin pamjen piktoreske të Bogës, madje nën puthje dhe ledhatime. Fotot dhe videot bën bujë në çdo rrjet, ndërsa erdhi dhe reagimi i Andit, Beartit, Teas dhe shumë personave të tjerë.

Kujtojmë që pas publikimit Andi përmes një video deklaroi se ai dhe Tea ishin detyruar të dilnin çift nga programi, ndërsa kërkoi dhe ndjesë tek publiku.

Fill pas Andit reagoi edhe Bearti i cili tha se ai dhe Tea kanë jetuar një histori të vërtetë historie që nga nëntori.

Deklaratë solli edhe vetë Tea e cila tregoi gjithë të vërtetën e skandalit. Pas të vërtetës që doli sheshit, çifti Tea dhe Beart nuk kanë nguruar ndërsa janë parë sërish nën shoqërinë e njëri tjetrit duke dalë nga një hotel i Tiranës.

Ata shihen shumë të lumtur, ndërsa pas qëndrimit në hotel futen në makinën e tyre dhe largohen.