Pak dite me parë një postim i Fifit ku etiketonte Fationin e “Përputhen”, i ka bërë kuriozë të gjithë se çfarë lidhje kanë ata me njëri-tjetrin.

Fifi postoi një video ku shihej duke kënduar këngën e saj që pritet ta publikojë së shpejti “Maniak”. “Unë e ti maniak”, shkruante këngëtarja duke etiketuar Fationin.

“Ti dhe Fationi çfarë jeni se s’po kuptoj?”, e pyeti një fans. “Mirë është mos me kuptu najherë”, i përgjigjet Fifi.

Sot në “Shiko Kush Përgjigjet” Fifi zbuloi se partneri të cilit me përkëdheli i thërriste “Stracciatella” nuk është më në jetën e saj dhe tani është single.

“A bëni thashetheme për kolegët? Na thoni një thashethem…”, ishte një pyetje dhe Fifi zgjodhi të tregojë një thashethem mbi veten duke treguar se njerëzit e kanë bërë të lidhur me Fation Kuqarin.