Sara Hoxha feston sot ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë në vend të priste dhurata, ajo bëri dhurata. Kështu ka zbuluar Lori me një postim në Instagram ku tregon se Sara i ka dërguar një buqetë me lule me një pusullë.

“Lori, për 25 vite kemi qenë ti dhe unë! Shpresoj të jetë kështu edhe për 75 vite të tjera! Falenderoj Zotin për ty! Faleminderit për gjithçka! Sara”, janë fjalët emocionuese të Sarës.

“Eshtë ditëlindja e saj, por ajo po më sjell lule mua. Kështu është ajo si person”, shkruan Lori.

Ndërkohë Lori e ka uruar të motrën me disa postime të njëpasnjëshme në Instastory ku tregon disa nga kujtimet e tyre.

“Gëzuar ditëlindjen të vetmes time. Më e bukura në çdo dhomë. Unë dhe ti, çdo ditë. Gjithashtu më gazmorja”, shkruan Lori krah fotove e videove me Sarën.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur