Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në Laç, ku ka inspektuar punimet blloqet e reja me 727 apartamente të reja.

Teksa ka inspektuar punimet Rama është shprehur se për Krishtlindje e Vit të Ri Laçi do të jetë një qytet që nuk do ta njohin kur të kthehen për festa, ata që jetojnë jashtë tij.

Gjatë inspektimit në terren, Rama takoi një nga punonjësit e kompanisë turke, i quajtur Servet, i cili tha se ka origjinë shqiptare, Rama i premtoi se të dielën do jetë i pranishëm në ceremoninë e martesës së djalit të tij.

Pjesë nga biseda:

Rama: Servet. Do martojmë çunin këtu me gocë nga Kurbini. Kur i keni këto, do bëni ndonjë ceremoni apo?

Punonjësi: Nesër

Rama: Po do vij unë nesër këtu për ceremoninë, merr fund kjo punë.

Punonjësi: Na nderon shumë nëse do të vije.

Shtyypini videon ne vijim dhe prisni pak per tu shfaqur