Një vit më parë ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij italiane Monika, u bënë prindër për herë të dytë me një vajzë. Monika solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Enkeleida.

Sot Enkeleida ka festuar 1-vjetorin dhe prindërit i kanë organizuar një festë shumë të veçantë. Monika ka ndarë dy foto në rrjete sociale, duke preferuar të mos zbulojë më tepër.

Në fotot në fjalë vihen re tullumbace, vizatime dhe qirinj. Deri më tani, dyshja ende nuk e kanë zbuluar portretin e vogëlushes.